eng  mk  alb

I DIMË TË GJITHA SEKRETET...

Një nga materialet, për përpunimin e të cilit DISEJN FANTAZI me krenari mund të thuhet se i di të gjitha sekretet, me siguri është druri masiv. Në çdo kohë DISEJN FANTAZI disponon me zgjedhje të madhe të llojeve të ndryshme të masivit duke filluar nga tradicionalet: dushku, ahu, arra, qershia, krekcë, frashëm, e deri te ato ekzotiket: mahagoni, venge, palisender etj. Aplikimi i drurit masiv për prodhimin e mobiljeve, së pari nënkupton përgatitje të përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse. Përgatitja e masivit fillon me procesin e zgjedhjes së copave më të mira në dedikimin e tyre, pason tharja e tyre deri ne koeficientin e duhur dhe pregatitja për bazën për mbrojtjen e materialit. Pasi e gjithë kjo të përfundojë, mbi drurin, sipas nevojës të projektit ose me kërkesë të klientit mund të aplikohet efekt i ndryshëm, ku veçanërisht ndiqen tendencat botërore. Në fund druri lakohet me mat ose efekt të ndritshëm. Në përgjithësi, sipërfaqet e aplikuara në masiv janë zgjedhje e dëshiruar e konsumuesve të DISEJN FANTAZI.